Aktualitet

Nis sot zbatimi i Hartës së Re Gjyqësore. Një Gjykatë Apeli në gjithë vendin

Nis sot zbatimi i Hartës së Re Gjyqësore. Një Gjykatë

Nga sot, do të kemi vetëm një Gjykatë Apeli në të gjithë vendin, ndërsa 13 gjykatat e Shkallës së Parë në rrethe do të mbyllen në 1 maj.

5 Gjykatat e Apelit në: Shkodër, Vlorë, Durrës, Korçë dhe Gjirokastër do të shkrihen sot. Hapur do të qëndrojë vetëm një zyrë informacioni në secilin rreth.

Ndryshime nuk do të pësojnë vetëm Gjykatat e Apelit.

Harta e re do të funksionojë me 16 gjykata në total, 12 të Shkallës së Parë, 1 Gjykatë Apeli dhe 2 gjykata Administrative.

18 gjykatat e tjera u shkrinë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.