Aktualitet

Nis sot vaksinimi i punonjësve të fasonerive. Dy kategoritë e favorizuara mes tyre

Nis sot vaksinimi i punonjësve të fasonerive. Dy kategoritë e

Ka nisur sot vaksinimi i punonjësve të fasonerive në gjithë vendin. Në gjithë Shqipërinë janë rreth 60 mijë punonjës fasonerie, por si fillim është vendosur kriteri i moshës dhe sëmundshmërisë. Kështu të parat apo të parët do të vaksinohen do jenë moshat më të mëdha dhe me sëmundje kronike.

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, kanë ndjekur nga afër fillimin e procesit.

“Fillojmë sot vaksinimin nëpër fasoneri. Aktualisht kemi filluar vaksinimin sipas një liste, të cilën na e ka dhënë kryesia e gjithë fabrikave me materiale përpunuese. Janë rreth 60 mijë punonjës, por ne kemi vendosur kiteret e para për vaksinimin, që është kriteri i moshës dhe sëmundshëmrisë. Sot kemi filluar në fasoneri, por me listat në vijim, do të fillojmë edhe në qendrat tona të vaksinimit të përqëndruar, për të mos ndërprerë procesin e punës por ndërkohë për të siguruar mbrojtje për të gjithë punonjësit”, tha Manastirliu.

Në total deri tani janë kryer 383.008 doza vaksine antiCOVID-19, prej të cilave mbi 296 mijë doza për personat mbi 60 vjeç, ndërkohë që ka përfunduar vaksinimi me disa prej kategorive të punonjësve të shërbimeve kritike, si bluzat e bardha, arsimtarët, uniformat blu, punonjësit e medias. Vijon vaksinimi për qytetarët +60 vjeç, punonjësit e shërbimeve hoteliere dhe kategoria e re janë punonjësit e fabrikave me material porositësi, ku janë rreth mbi 60.000 të punësuar.