Aktualitet

Nis nga Durrësi vaksinimi i operatorëve turistikë. Cila është kategoria e radhës që do vaksinohet në Shqipëri?

Nis nga Durrësi vaksinimi i operatorëve turistikë. Cila

Vaksinimi i operatorëve turistikë ka nisur nga qyteti bregdetar i Durrësit. Aktualisht po vaksinohen rreth 450 persona. Janë depozituar deri tani 2 mijë kërkesa të punonjësve në këtë sektor. Kjo sa i përket vetëm fazës së parë.

Nis nga Durrësi vaksinimi i operatorëve turistikë. Cila

Gjatë një vizite në çadrat e vaksinimit, Ministrja Manastirliu sqaroi se janë kryer mbi 20 mijë vaksinime në Durrës. Mbi 300 mijë në gjithë Shqipërinë.

Nis nga Durrësi vaksinimi i operatorëve turistikë. Cila

Kurse kryeministri Rama njoftoi se të radhës që do vaksinohen janë transportuesit e udhëtarëve, pra shoferët dhe fatorinot e gjithë vendit.