Aktualitet

Nis “lufta” për komisionerët, Berisha PS dhe PL dorëzojnë listat

Nis “lufta” për komisionerët, Berisha PS dhe PL

Partia Socialiste dhe Partia e Lirisë kanë dorëzuar ditën e sotme në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listat për anëtarë të KZAZ-ve.

Një ditë më parë dorëzoi emrat e përfaqësuesve në KZAZ i dorëzoi edhe grupimi i Sali Berishës, edhe pse KQZ nuk e njeh firmën e Flamur Nokës dhe logon e re të PD që përdor ish-kryedemokrati.

Emrat janë protokolluar nga administrata e KQZ, por pranimi i tyre do të vendoset në seancë publike nga kryetari Ilirjan Celibashi.

Në kushtet kur në emër të PD do të ketë dy propozime, pasi edhe grupi i Alibeajt pritet t’i dorëzojë listat e KZAZ ditën e hënë, kryekomisioneri pritet t’i drejtohet Gjykatës së Tiranës për të marrë përgjigjen se kush mes tyre është organi drejtues i Partisë Demokratike.

Anëtarët e KZAZ-ve do të ndahen: 2 PS, 2 PD, 1 PSD e Tom Doshit dhe 1 anëtar nga Partia e Lirisë.