Aktualitet

Nis evakuimi i 300 të bllokuarve në Qafë Murriz

Nis evakuimi i 300 të bllokuarve në Qafë Murriz

Ka nisur evakuimi i të paktën paktën 300 njerëzve të bllokuar në Qafë Murriz.

Prej më shumë se 5 orësh 300 automjete kanë ngecur në rrugë si pasojë e motit të keq.

Policia ka nisur evakuimin. Në disa automjete ka edhe familje me fëmijë të vegjël.

Ishte parashikuar që fundjava do të sillte mot të keq me borë, ngrica dhe stuhi.

Edhe e diela pritet të jetë e ftohtë.