Aktualitet

Ngjela: Akuzat për komandantët e UÇK janë bërë nga shqiptarë. Po e trajtoni sikur kanë shkuar në inkuizicion. Haga gjykatë moderne

Ngjela: Akuzat për komandantët e UÇK janë bërë

Avokati i njohur Spartak Ngjela u shpreh në emisionin “IlvaNow” se akuzat për komandatët e UÇK-së të cilët po përmballen me Gjykatën e Hagës, janë bërë nga shqiptarë.

Siç shprehet Ngjela, këto akuza i ka parë rast pas rasti në media pasi iu janë vrarë të afërm.

Ngjela shkon më tej ndërkohë që sqaron se të gjitha Luftrat Guerile bien në krime anësore dhe se kreu i guerilës vret kundërshatërt përballë, por vret edhe kundërshatërt e tij në konkurrencë politike dhe kjo gjë sipas tij ka ndodhur në Shqipëri.

Pjesë nga Intervista:

Kush ka shkuar në Hagë, Kosova apo komandantët?

Ngjela: Natyrisht kanë shkuar krerët e UÇK, por nuk kanë vajtur në inkuizicion.

Me pranga në duar, me akuza për vrasje...

Ngjela: Ata kanë vajtur para një gjykate moderne dhe akuzat i kanë bërë individë, çfarë të them unë tani, të dal jashtë profesionit tim? Akuzat ia kanë bërë individë shqiptarë të cilat unë i kam parë rast pas rasti në shtyp. Njërit i është vrarë babai, tjetrit vëllai, janë shqiptarë dhe dihet që i ka vrarë UÇK. Tani, cili është mendimi im për vrasjet dhe a do fitojnë këta atje?

Cili është mendimi juaj?

Ngjela: Gjithçka varet nga provat, kur të shoh provat të them. Por, ama unë e kam një precedentë të terrorizmit në luftë, kam Luftën Nacionalçlirimtare. Sepse të gjitha luftrat guerile bien në krime anësore, sepse kreu i guerilës vret kundërshatërt përballë, por vret edhe kundërshatërt e tij në konkurrencë politike. Kjo ka ndodhur në Shqipëri. Familja e Qemal Stafës nuk e pranonte për vizitë Enver Hoxhën, e dini? Kurrë nuk vajti, asnjëherë. Pse? Sepse kishte dyshime, pra nuk është aq e thjeshtë historia. Është shumë e vështirë historia e luftrave guerile.