Aktualitet

Nga nesër rikthehen fluturimet me Anglinë, TIA informon: Për udhëtarët nga Britania nuk ka detyrim karantimi

Nga nesër rikthehen fluturimet me Anglinë, TIA informon: Për

Që nga dita e nesërme do të rifillojnë fluturimet në drejtim të Anglisë nga aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe anasjelltas, pas disa kohë ndërprerjeje për shkak të pandemisë COVID-19.

Për të gjithë udhëtarët që po mendojnë të nisen në Shqipëri nga ishulli britanik, autoriteti aeroportual ka bërë me dije se për ata që vijnë nga Anglia nuk do të ketë nevojë që të karantinohen pas mbërritjes në territorin e Shqipërisë.

Njoftimi i TIA:

Nesër rifillon fluturimi i parë me Anglinë dhe do ju luteshim që të keni parasysh këto hapa përpara udhëtimit dhe dokumentet që duhet t’i paraqisni bashkë me pranimin e biletës në aeroport. Kërkohet me rigorozitet:

1. Të jeni 3 orë përpara udhëtimit në aeroport, për shkak të listës së gjatë të kontrollit të dokumentave që kërkohen nga shteti britanik dhe kompania ajrore.

2. Tamponi PCR i 72 orëve të fundit

3. Vërtetimi se se keni bërë pagesën për kryerjen e testit COVID, ditën 2 dhe 8 pasi të keni mbërritur në Angli. Pasi keni kryer këtë hap, ju jepet një kod dhe ky kod përfshihet në formularin PFL që duhet ta keni në check-in me detyrim, të plotësuar. Referohuni ju lutem edhe këtij linku.

https://quarantinehotelbookings.ctmportal.co.uk/

4. PFL (Formulari Passenger Locator Form) duhet të jetë i plotësuar me kujdes.

https://provide-journey-contact-details.homeoffice.gov.uk...

5. Për të gjithë ata që vijnë nga Anglia, karantina në Shqipëri nuk është më detyrim, si edhe për ata që aktualisht ndodhen në Shqipëri.'

Tiranapost.al