Aktualitet

Nga do të gjenden paratë që do t`u shpërndahen pensionistëve, Rama publikon vendimin

Nga do të gjenden paratë që do t`u shpërndahen

Në një postim pak minuta më parë, kryeministri Rama ka sqaruar, shoqëruar me dokumentet e vendimit, nga do të dalin paratë që do t`u shpërndahen pesionistëve.

Çdo pensionist do të marrë 5 mijë lekë të reja shtesë gjatë muajit prill. Rama sqaron se paratë vijnë nga taksa e shtuar ndaj eksportuesve të mëdhenj që fituan më shumë prej situatës së luftës.

Nga do të gjenden paratë që do t`u shpërndahen

Statusi i Ramës:

LAJM I MIRË
Kur thosha do të vendosim taksë të jashtëzakonshme për eksportuesit e mëdhenj të energjisë dhe do t’ua shpërndajmë pensionistëve në prill, ata që ju e dini kush janë, bërtisnin ky është tatimi i jashtëzakonshëm komunist
E bëri BE-ja, e tha edhe këtu Ursula Von Der Leyen që po, kjo është diçka krejt e drejtë në këtë kohë krize dhe e mbyllën përkohësisht gojën
Pastaj e hapën prapë gojën, duke u qarë hallin pensionistëve se i mashtroi Edi Rama dhe se s’do merrnin asgjë, po kur e dëgjuan që kjo do të ndodhte siç ishte premtuar, u hodhën përpjetë se po shkelej Kodi Zgjedhor! Krejt e pavërtetë, si zakonisht kur ata hapin gojën
Por ja ku prilli erdhi dhe taksa e jashtëzakonshme mbi fitimet e rëna nga qielli i luftës në arkën e eksportuesve të mëdhenj të energjisë, do të fillojë t‘u shpërndahet pensionistëve, si pjesa më e prekur nga pesha e luftës, po edhe më dinjitozja në qëndresën e saj përballë vështirësive të kohërave
Kjo është një tjetër masë lehtësuese për ta pas Pakos së Madhe, po nuk është e fundit, sepse ne nuk bëjmë dot sa duam për më të moshuarit, por nuk do të lemë kurrë pa bërë gjithçka mundemi
*më poshtë vendimi i sapofirmosur i qeverisë

Nga do të gjenden paratë që do t`u shpërndahen

Tiranapost.al