Aktualitet

Nga 25 nëntori do të nisë shpërndarja e shtëpive për të prekurit nga tërmeti

Nga 25 nëntori do të nisë shpërndarja e shtëpive

Në Tiranë ka nisur ky proces prej muajsh, por në zonat e tjera, të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019, shpërndarja e apartamenteve dhe shtëpive do të nisë nga 25 nëntori i këtij viti.

Lajmin e ka dhënë Zv.kryeministri Arben Ahmetaj, pas mbledhjes së sotme të qeverisë.

Nga 25 nëntori do të nisë shpërndarja e shtëpive

“Një vendim i rëndësishë, hapja e rrugës së shpronësimit me shkëmbim në Vorë me qëllim rindërtimin. Një vendim i rëndësishëm i kaluar në mbledhje e sotme për zonat e dëmtuara nga tërmeti, si do shpërndahen njësitë individuale duke nisur nga 25 nëntori i këtij viti. Në vendim është përshkruar qartë një mëyrë transparence e shpërndarejs së apartamenteve.

Që do të nisë nga familjet me ndihmë ekonomike, nëna të vetmuara, të moshuar të vetmuar, për pjesën tjetër do të veprohet me short publik transparent, që do zhvillohen nga njësitë vendore. Qytetarët do jenë përballë shortit publik, familjet do jenë përballë një procesi transparent, që mos ketë pikëpyetje.

Brenda procesit të rindërtimit do të ndërtohen, po ndërtohen 167 shkolla dhe jam duke përfshirë dhe shkollat që po bëhen nga donatorët. Sot që po flasim janë rreth 25 shkolla që kanë mbaruar krejtësisht dhe pjesa tjetër me buxhetin e shtetit janë në fazën përfundimtare të mbarimit. Jemi duke diskutuar me OSHEE që është sha dhe ka procedurat e veta për energjinë. marrëveshjen e parë për apartamente”, tha Ahmetaj.