Nga 1 korriku do të rriten pagat për stafin mjekësor

E Enjte 26 Maj 2022, 12:44
TiranaPost
Kryeministri Edi Rama gjatë një inspektimi në QSUT me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka bërë me dije se duke filluar nga 1 korriku pagat e stafit mjekësor do të rriten me 40%.
Gjatë fjalës së tij Rama u shpreh: Rëndësi ka që projektet i kemi të mbyllura. I gjithë sistemi i sigurisë do të jetë i garantuar dhe besoj se nuk do të ketë më gjera të reja për të bërë veç mirëmbajtjes dhe rritjes së kapaciteteve. Ne tani do të rrisim edhe rrogat. Në 1 korrik fillon, duam ta rrisim deri në 40 % dhe besoj do ta bëjmë, e kemi të planifikuar. Çdo vit duam ta rrisim. Edhe rrogat të shkojnë paralelisht, me rritjen e investimeve.
Tiranapost.al