Nesër në parlament vendoset fati i mandatit për Olta Xhaçkën
Të enjten parlamenti do të vendosë për fatin e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.
Në qershorin e 2022-it opozita dërgoi në kuvend mocionin që kërkonte që papajtueshmëria e mandatit të Olta Xhaçka të shqyrtohej nga Gjykata Kushtetuese.
Sipas opozitës ish Ministres së Jashtme duhet t’i hiqet mandati i deputetes pasi është në konflikt interesi me shpalljen nga qeveria të bashkëshortit të saj Artan Gaçi investitor strategjik.
Pas ankimimit në janarin e një viti më parë “Kushtetuesja” ia njohu këtë të drejtë opozitës dhe kërkoi që mandati i Olta Xhaçkës të shqyrtohet nga kjo gjykatë pasi të votohet në parlament.
Më shumë se një vit nga ky vendim i “Kushtetueses” që detyron Kuvendin të miratojë kërkesën e opozitës do të përcaktohet të enjten nëse fati i mandatit të Xhaçkës do të shqyrtohet ose jo në themel nga Gjykata Kushtetuese.