Aktualitet

Nesër ndyshon ora, çfarë duhet të dini

Nesër ndyshon ora, çfarë duhet të dini

Nesër të dielën e fundit të marsit ndryshon ora. Natën mes së shtunës 24 dhe të dielës 25 mars, kthehet ora verore kur akrepat lëvizin një orë përpara. Në këmbim të një ore gjumë më pak do të kemi një orë dritë më shumë.

Ora verore do të zgjasë deri më 30 tetor, që do të jetë e diela e fundit të tetorit.

Rregulli i ndryshimit të orës është vendosur që në shekullin e tetëmbëdhjetë, ku i pari ka qenë Benjamin Franklin i cili hodhi teorinë se me realizimin e tij, do të kursehej shumë energji.

Prej dekadash, vendet e Bashkimit Europian aplikojnë dy orë, atë të dimrit, që nis të dielën e fundit të tetorit dhe orën verore që kthehet të dielën e fundit të marsit.

Ka patur diskutime që ora mos të ndryshohej më, të qëndronte vetëm ora verore, por ende nuk është marrë një vendim.