Aktualitet

Nëse të ka skaduar karta ose pasaporta, mund të aplikosh edhe sot

Nëse të ka skaduar karta ose pasaporta, mund të aplikosh edhe sot

Ministria e Brendshme njofton se zyrat e aplikimit të kartave të identitetit dhe pasaportave do të qëndrojnë të hapura edhe sot.

Të gjithë atyre të cilëve iu ka skaduar afati i vlefshmërisë së mjeteve të identifikimit, mund të aplikojnë.

Vendimi është marrë për shkak edhe të zgjedhjeve të 25 prillit, për t`iu dhënë mundësinë të gjithë të japin votën e tyre dhe të mos penalizohen nga skandimi i kartës.

Njoftimi i plotë:

“Ministria e Brendshme njofton qytetarët se të gjitha zyrat e aplikimit për ID karta dhe pasaporta biometrike do të jenë të hapura edhe sot, datë 27 shkurt 2021.

MB dhe DPGJC fton qytetarët që u ka përfunduar afati i vlefshmërisë së kartave të identitetit, të kryejnë sa më parë procedurat për rinovimin e saj. Përmes ID kartës përfitohen shërbime online dhe fizike, por edhe mundësinë për të votuar në zgjedhjet e 25 Prillit.

Rikujtojmë se riaplikimi për ID kartë mund të bëhet në çdo zyrë, pavarësisht vendbanimit. E gjithë procedura merr pak minuta. Mjafton kuponi i blerë në Postë dhe të paraqitja në zyrën e aplikimit me ID kartën e skaduar”.