Aktualitet

Nëse rezultatet e sondazheve vijojnë të jenë kaq të ngushta, amerikanët s`do ta dinë kush fiton deri pas zgjedhjeve

Nëse rezultatet e sondazheve vijojnë të jenë kaq të

Trump dhe Harris janë aty-aty. Pas debatit të fundit, New York Times dhe Universiteti Siena realizuan një sondazh në të cilin Trump është vetëm 1% më përpara. Kjo shifër, duke pasur parasysh marzhin e gabimit, nuk e bën diferencën.

Trump ka 48%, kurse Harris 47%. Dy muaj larg zgjedhjeve, ky rezultat nuk e zbulon fituesin. Ajo që vihet re nga sondazhi dhe që është interesante, është se amerikanët po e njohin ende Harris, ndërkohë që për Trump i kanë idetë të qarta.

Kjo duket në 28% të atyre që u shprehën se kishin nevojë ta njihnin më shumë Kamala Harris, krahasuar me vetëm 9% që e thanë këtë gjë për Trump.