Aktualitet

Nëse do më bëhej ftesë nga politika do e vlerësoja për një vendim! Brataj komenton edhe angazhimin e doktoreshë Najadës në PS

Nëse do më bëhej ftesë nga politika do e vlerësoja

Tritan Kalo u largua nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, ndërsa dotkoreshë Najada Çomo do të angazhohet me PS-në në zgjedhjet e 25 Prillit. Kryeministri Rama bëri me dije lajmin sot gjatë prezantimit të programit për shëndetësinë ndërsa konfirmoi pranimin nga ana e doktoreshës së njohur.

Lidhur me zhvillimet e fundit, nuk dihet se kush do zërë vendin e Kalos në Komitetin Teknik të Ekspertëve, të cilët marrin vendime lidhur me masat anti koronavirusit, ndërsa duket se një derë të hapur për angazhim politik lë edhe kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, i cili thotë se nuk ka marrë ndonjë ftesë deri më tani por do e vlerësonte për të marrë një vendim nëse do ftohej. Në intervistën për News 24 ai u pyet nëse ka marrë ndonjë ftesë, Brataj u përgjigj:

‘Jo, nuk më është bërë një ftesë e tillë. Nëse do më bëhej, do e vlerësoj për të marrë vendim. Cdo person gjendet në këtë luftë për të ndryshuar gjërat dhe duhet të këmbëngulë’.

Kreu i Urgjencës tha se i vjen keq për largimin e Kalos, që nuk dihet nëse u largua për shkak të përfshirjes së doktoreshë Najadës në Politikë. Por Brataj thotë se vendimi i Kalos ishte i tiji personal. Lidhur me angazhimin e Çomos në Politikë, Brataj thotë se nëse politika gjen profesionistë pse të mos i shfrytëzojë.

‘Edhe Profesoreshë Najada, vërtet është nga shtyllat e sistemit shëndetësor dhe s’ka për ta abandonuar sido që të shkojë situata. Besoj se edhe në ekipin e saj ka kolegë të zotë dhe nuk besoj se ka lënë gjë mangët për të vazhduar më tej. Kritikun e bëjmë të gjithë shumë mirë. Është e vërtetë që të shfrytëzojnë shumëkush, edhe unë kur kam ardhur kam pasur përplasje, por vetëm duke marrë pjesë ndryshojnë gjërat. Ndryshimi nis te politika, aty është koka’.

*Tiranapost.al E.B