Aktualitet

Vdes ushtari shqiptar në Afganistan

Vdes ushtari shqiptar në Afganistan

Një lajm tragjik vjen nga Afganistani orët e para të këtij mëngjesi. Një ushtar shqiptar ka ndërruar jetë në rrethana ende të pasqaruara për mediat.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Ministria e Mbrojtjes, ku përmes një njoftimi thuhet se ngjarja ka ndodhur dje, në orën 22:40 ora lokale në Afganistan.

Inicialet e ushtarit që ka humbur jetën janë Xh.J.

Autoritetet e Ministrisë së Mbrotjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të FA po bashkëpunojnë me komandën e operacionit për të bërë hetimin e plotë të rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes:

Ministria e Mbrotjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura njoftojnë se dje, në orën 22:40 ora lokale në Afganistan, ka humbur jetën ushtaraku me inicialet XH. J.

Autoritetet e Ministrisë së Mbrotjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të FA po bashkëpunojnë me komandën e operacionit për të bërë hetimin e plotë të rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Ministri i Mbrojtjes dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA sigurojnë personelin në mision dhe familjet e tyre se do vijojnë të mbështesin e t'u gjenden pranë për të përmbushur me sukses misionin.

Ministria e Mbrotjes, Shtabi i Përgjithshëm dhe gjithë personeli i Forcave të Armatosura i shprehin ngushëllimet më të ndjera familjes për ndarjen e parakohshme nga jeta të njeriut tyre të dashur.