Nëna e Monika Kryemadhit pyetet për 4 orë në SPAK
E Enjte 11 Prill 2024, 15:30
TiranaPost
Fatime Kryemadhi, nëna e Monika Kryemadhit është pyetur për katër orë në Strukturën e Posaçme, SPAK. Për gazetarët ajo ka thënë që është paraqitur në SPAK për të dëshmuar mbi pasurinë e saj, një banesë. Ajo la të kuptohej se i është sekuestruar edhe telefoni celular.
“Sqarova. Jam krenare për vajzën që kam. S’e mohoj edhe sikur pale se si. E di, pse është kjo puna e gjitha. Qëkur filloi të merrej me djegësat ajo...U thirra për çështjen e blerjes së shtëpisë. Me shtëpinë që kam. Unë s’kam qene pa punë. Se këta e kanë nxjerrë sikur me një pension 160 mijë, paskam blerë shtëpi unë.”