Aktualitet

Në Spitalet Covid 1 dhe 2 ka mbi 50 shtretër të lirë

Në Spitalet Covid 1 dhe 2 ka mbi 50 shtretër të lirë

Ministrja Manastirliu ndodhet në Spitalin Infektiv për të parë nga afër gjendjen aktuale me shtrimet në dy Spitalet Covid.

Mjekja Najada Çomo shpjegoi se situata është dinamike. Ambulanca hyjnë dhe dalin vazhdimisht. Nuk flitet me shifra fikse, por aktualisht ka 50 shtretër të lirë në dy spitalet: Infektivi dhe Shefqet Ndroqi. Çomo shpjegoi se e bashkërendojnë punën mes dy spitaleve dhe Urgjencës Kombëtare.

Në fund të fjalës së saj mjekja çomo iu drejtua atyre që flasin vazhdimisht për ezaurim të vendeve të spital, shefja e Infektivit tha: “Më mirë një maskë për ty se sa një shtrat në spital”.

Ministrja sqaroi gjithashtu se Spitali Covid 3 është gati të hapet sapo të jetë nevoja, qoftë edhe që nesër.