Aktualitet

Në pranga drejtori i Kadastrës së Beratit: Akuzohet se ka marrë para për leje të legalizimeve

Në pranga drejtori i Kadastrës së Beratit: Akuzohet se ka

Ervin Nelaj është drejtori i Kadastrës në Berat i cili ka përfunduar në prangat e policisë. Pas 7 muajsh në detyrë, ai akuzohet për korrupsion, se ka marrë shuma parash kundrejt dhënies së lejeve të legalizimeve. Ervin Nelaj ka qenë prej 8 vitesh specialist dhe inspektor i Aluiznit.

Në pranga drejtori i Kadastrës së Beratit: Akuzohet se ka
Ervin Nelaj

Në njoftimin zyrtar thuhet se operacioni për kapjen e tij u bë nga Drejtoria Vendore e Policisë Berat dhe SPAK-u, ndërsa vijon puna për dokumentimin ligjor të plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari korruptive.

Njoftimi i plotë

Finalizohet operacioni policor i koduar "Aluizni", për goditjen e korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike.  

Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Berat dhe SPAK-u. Pas një hetimi 9-mujor u finalizua operacioni policor i koduar "Aluizni", në kuadër të të cilit u ekzekutua masa e sigurisë "Arrest në burg", për shtetasin E. N., 38 vjeç, banues në Berat, me detyrë drejtor i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Drejtorinë Rajonale Berat.

Ky shtetas dyshohet se gjatë ushtrimit të detyrës ka përvetësuar shuma parash nga persona të ndryshëm, me qëllim pajisjen e tyre me dokumentet e lejes së legalizimit. Vijon puna për dokumentimin ligjor të plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari korruptive.

*Tiranapost.al.