Aktualitet

Ndërtimet pa leje: Tani përgjegjësia direkt tek policia, harrojeni numrin e ministrit të Brendshëm

Ndërtimet pa leje: Tani përgjegjësia direkt tek policia,

'Nga sot punonjësi i policisë do jetë përgjëgjës për çdo shkelje në territorin e republikës: Nga lejet e paligjshme, krimet mjedisore dhe shfrytëzmi i pyjeve'. Këtë tha ministri i brendshëm Bledi Çuçi në mbledhjen e sotme, duke iu referuar ndryshimeve në Kodin Penal. 'Shqiptarët duhet të njohin policinë si garantin e tyre për çdo dhunë e krim që bëhet', ashtu edhe për krime që ndodhin në territor, ndërtimet pa leje, mjedisin dhe pyjet, tha ai duke bërë edhe një paralajmërim:

Bledi Çuçi: Ju bëj thirrje dhunuesve që do përballen me forcën e ligjit si askush tjetër, ta harrojnë celularin dhe numrin e ministrit të Brendshëm. Nuk do lejohet më dhunë në territor, shkon deri në 15 vjet dënimi sipas shkallës nga Kodi Penal për ndërtimet pa leje. Ju them dhe një herë fiksojeni mirë këtë gjë se nuk do ketë më tolerim. Sidomos në periudha të tilla se jemi dhe në prag të sezonit të turizmit. Vigjilenca dhe puna jonë do shumëfishohet.

Pjesë nga deklarata e ministrit të Brendshëm:

Jemi mbledhur për një problem që ka një rëndësi specifike në të gjithë kuadrin e detyrave të policisë së shtetit dhe strukturave të tjera të ministrisë së Brendshme dhe mendoj që është një moment që duhet ta rimarrim për të vendosur gjithë gravitetin e duhur të strukturave të ministrisë për zbatimin e një legjislacioni shumë të rëndësishëm që lidhet me mbrojtjen e mjedisit dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e paligjshme.

Akoma s'kemi bërë koordinimin e duhur nga gjithë sturkturat, është bërë një punë e mirë nga agjencitë përkatësisht IKMT dhe agjenci të tjera që i janë bashkuar ministrisë për mbrojtjen e mjedisit por akoma punojmë si ishuj të pavarur dhe pa koordinuar siç duhet me strukturat e policisë, gjë që ka qenë qëllimi i ndryshimeve që bëmë për riorganizimin në lidhje me këtë çështje.

Mendoj që edhe në kuadër të gjithë ndryshimeve ligjore për të forcuar zbatimin e ligjit për ndërtimin pa leje dhe krimet kundër mjedisit, është momenti që ne ta ridimensionojmë dhe besoj se tashmë ka fituar pjekurinë evet çdo agjenci përkatëse në një koordinim më të sinkronizuar mes forcave tona, shw duhet të fillojmë të japim rezultate.

Besoj se kemi kaluar një periudhë tashmë që lidhet edhe me fushatën elektorale që ndoshta ka krijuar një lloj vakumi në koordinimin e punëve, por tani edhe me ndryshimet që do bëjmë në drejtimin e IKMT, ka ardhur koha që policia duhet konsideruar një e vetme. Në kuptimin e vendosjes së kontrollit mbi territorin.

E gjithë përgjegjësia për çdo vepër penale që ndodh në territor, duhet t'i bjerë dhe do e ketë siç e kanë në fakt me ndryshimet ligjore që kemi bërë, por duhet ta ketë dhe ne realitet, policia e shtetit: Duhet të kontrollojë çdo centimetër katror të territorit të Shqipërisë, duhet të krijojmë ekipe të përhershme të përbashkëta midis punonjësit që ka në ngarkim një territor të caktuar me inspektorin që përgjigjet për ndërtimet pa leje, me inspektorin që përgjigjet për mbrojtjen e mjedisit, dhe pyjeve. Dhe është ky ekip që duhet të funksionojë si një e vetme, në lidhje me krimet në çdo territor.

*Tiranapost.al.