Aktualitet

Ndërtime pa leje në Llixha/ Arrestohen 2 inspektorë të IMT, 6 punëtorë ndërtimi dhe pronari i një hoteli në Elbasan

Ndërtime pa leje në Llixha/ Arrestohen 2 inspektorë të IMT,

Dy inspektorë të IMT-së në Elbasan janë arrestuar nga policia pasi lejuan ndërtimin e një pallati pa leje rreth 5000 metër katror në zonën e Llixhave e cila konsiderohet zonë e mbrojtur. Dy inspektorët do të përballen me akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.

Gjatë operacionit të policisë me emrin “Llixha” u arrestuan edhe 6 punëtorë ndërtimi, ndërkohë që është shfaqur në kërkim dhe pronari i hotel “Pukës” në Llixha me akuzën e ndërtimit të paligjshëm.

Policia vazhdon punën për dokumentimin e plotë të rastit i cili më pas do t’i kalojë prokurorisë.

Tiranapost.al