Aktualitet

Ndërron jetë nga Covid në spitalin e Turqisë kirurgu nga Kukësi

Një tjetër viktimë është shënuar në radhët e bluzave të bardha për shkak të koronavirusit. Mësohet se kirurgu i njohur nga Kukësi, Shaqir Shehu nuk e ka fituar dot betejën me virusin. 68 vjeçari ndodhej për disa javë në Turqi ku kishte shkuar për tu kuruar pasi rezultoi i infektuar me koronavirus.

Kirurgu ortoped Shaqir Shehu ishte mjaft i njohur edhe në Kosovë, për shkak të ndihmës që u ka dhënë të plagosurve në kohën e luftës me Serbinë. Ai ka marrë edhe titullin Qytetar Nderi në Kukës.

Në periudhën 2002-2005 ai ka mbajtur postin e prefektit të Qarkut të Kukësit.

Ndërron jetë nga Covid në spitalin e Turqisë kirurgu nga