Aktualitet

Ndërron jetë 17-vjeçari me Covid tek Shefqet Ndroqi. Babai i tij në gjendje të rëndë

Ndërron jetë 17-vjeçari me Covid tek Shefqet Ndroqi. Babai i

Një tjetër lajm i hidhur vjen nga Spitali Shefqet Ndroqi. Një 17 vjeçar me Covid ka ndërruar jetë ditën e sotme. Ai ishte shtruar prej një jave në spital së bashku me nënën dhe babain e tij.

Mjekët kanë treguar për News 24 se gjendja e djalit nga Elbasani u rëndua se tepërmi në 24 orët e fundit, pasi ishin të prekura 100% mushkëritë. Ai ka qenë i intubuar dhe me temperaturë shumë të lartë.

Ai ka mbërritur në gjendje të rënduar në spital ndërsa nuk dihet se sa ditë ka qëndruar në shtëpi me simptoma.

Babai i tij vazhdon të jetë në gjendje shumë të rëndë shëndetësore në spital, ndërsa nëna është shëruar dhe doli para disa ditësh nga spitali.

Mjekët besojnë se ka një lidhje të tillë gjenetike, që ka bërë që virusi të jetë më tepër agresiv.

Pritet që ministria e Shëndetësisë të japë detaje mbi ngjarjen tronditëse që duhet të shërbejë si këmbanë alarmi për respektimin e masave.

*Tiranapost.al.