Aktualitet

Ndërpriten fluturimet për dy muaj në aeroportin e Kukësit: S’ka udhëtarë

Ndërpriten fluturimet për dy muaj në aeroportin e Kukësit:

Fluturimet në Aeroportin ndërkombëtar të Kukësit janë ndërprerë për dy muaj. Drejtori i aeroportit Altin Progonati ka deklaruar se kompanitë ajrore Air Albania dhe Helvetica nuk kanë programuar fluturime të tjera dhe kjo ndërprerje sipas tij ka të bëjë me rënien e fluksit të fluturimeve apo edhe udhëtarëve për sezonin e dimrit.

Fluturimet priten të rinisin në muajin shkurt, muaj i cili pritet të shtojë dyfish apo trefish udhëtarët dhe destinacionte sipas tij.

Progonoti thotë se aeroporti i Kukesit, është certifikuar qe ditën e parë dhe s’ka vend për spekulime rreth procesit të certifikimit apo operacioneve te fluturimit.

Aeroporti i Kukesit, nisi operacionet e fluturimeve ne datën 9 qershor te këtij viti me dy kompani ajrore, me destinacionet Zyrih e Stamboll.

Tiranapost.al