Momenti kur jepet lajmi i rëndë i ndarjes nga jeta të Gert Bogdanit. Kuvendi ndërpret punën
E Mërkurë 18 Shtator 2024, 14:01
TiranaPost
Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ka ndërprerë aktivitetet e ditës së sotme pas lajmit të ndarjes nga jeta të Gerti Bogdanit.
Në Kuvend po mbahej mbledhja e Këshillit të Rregullores kur u dha lajmi i ikjes së parakohshme të ish-deputetit të PD-së.
Gerti Bogdani ka qenë deputet i Kuvendit nga viti 2009 deri në vitin 2017.
Ai u nda nga jeta sot në moshën 44-vjeçare si pasojë e një arresti kardiak.