Aktualitet

Ndahet nga jeta Suat Jegeni, Veliaj: Lajm i trishtë, ishte një nga sportistët që bëri historinë e atletikës shqiptare

Ndahet nga jeta Suat Jegeni, Veliaj: Lajm i trishtë, ishte një nga

Është ndarë nga jeta Suat Jegeni, një nga sportistët që ka bërë historinë e atletikës shqiptare dhe pjesëmarrës në shumë maratona të Europës.

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të sportistit të njohur që na ka përfaqësuar në shumë vende.

“Teksa po përgatisim detajet e fundit të Maratonës së Tiranës, na trishtoi shumë lajmi për ndarjen nga jeta të Suat Jegenit - një nga sportistët që ka bërë historinë e atletikës shqiptare dhe maratonomak që ka vrapuar në shumë maratona të Europës. U prehsh në paqe”, shkruan Veliaj.

Tiranapost.al