Ndahet nga jeta në moshën 102-vjeçare Nezihat Stermasi

E Shtunë 1 Prill 2023, 13:13
TiranaPost
Bashkëshortja e futbollistit të madh Selman Stermasi, Nezihat Stermasi është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm në moshën 102-vjeçare.
E njohur si “Zonja Tirona”, Nezihat Stërmasi jetoi gjithë jetën e saj si mishërim i femrës tiranase.
Ajo njihej si e palodhur, mikpritëse, e dashur, përherë buzagaz dhe ka pritur e përcjellë me mijëra qytetarë, futbollistë, njerëz që kanë jetuar në të njëjtën kohë me Selman Stermasin gjatë gjithë këtyre viteve.