Ndahet nga jeta ish-ministri i Bujqësisë, Haxhi Aliko

E Enjte 18 Gusht 2022, 09:18
TiranaPost
Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare, ish-ministri i Bujqësisë, Haxhi Aliko.
Lajmi është bërë i ditur nga miq dhe të afërm të tij.
Aliko ka pasur një karrierë të spikatur si në fushën akademike ashtu dhe në atë politike. Ai është zgjedhur deputet, e më pas është emëruar ministër i Bujqësisë, në qeverinë e Bashkim Finos në vitin 1997.
Jeta e profesor Haxhi Alikos ishte e lidhur ngushtë me Fakultetin e Mjekësisë Veterinare, me kontribute shumëvjeçare si drejtues katedre i Fakultetit të Mjekësisë Veterinare dhe Rektor i Universitetit Bujqësor të Tiranës.