Aktualitet

Ndahet nga jeta ish-kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini

Ndahet nga jeta ish-kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini

Ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare ish-kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini. Prej kohësh Sejdini vuante nga një sëmundje e rëndë.

Ai ka drejtuar për 3 mandate Bashkinë e Elbasanit, nga viti 2007 deri në vitin 2019.

Në vitin 1995, Sejdini u zgjodh President i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Elbasanit. Ndërsa një vit më vonë, President i Shoqatës së Doganierëve të Shqipërisë dhe nga maji i 2002 deri në maj 2004, ai ishte President i Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë.

Në tetor 2002 deri në maj 2005, ai u zgjodh Prefekt i Prefekturës së Elbasanit. Për shkak të problemeve shëndetësore, Qazim Sejdini pas mandatit të tretë në krye të bashkisë u tërhoq nga jeta politike dhe kaloi vitet e fundit të jetës pranë familjes.