Aktualitet

Ndahet nga jeta ish-ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf

Ndahet nga jeta ish-ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf

Ish-ambasadori gjerman në Shqipëri Petër Zingraf është ndarë nga jeta më 20 Maj. Lajmin për vdekjen e ka bërë me dije ambasada gjermane në Tiranë me anë të një postimi në Instagram. Mësohet se Zingraf vuante nga një sëmundje të rëndë, e cila i mori jetën disa ditë më parë.

Zingraf ka qenë ambasador i Gjermanisë në Shqipëri, nga viti 2019 deri në vitin 2023.

Postimi i Plotë:

Me pikëllim të thellë njoftojmë vdekjen e kolegut tonë të vyer Peter Zingraf. Peter Zingraf, Ambasadori gjerman në Tiranë nga viti 2019 deri në vitin 2023, ka ndërruar jetë më 20 maj 2024 pas një sëmundjeje të shkurtër por të rëndë. Humbja e tij e papritur na ka tronditur të gjithëve. Peter Zingraf do të mbahet mend si një person miqësor, me humor dhe gjithmonë i afrueshëm dhe si një koleg dhe mik i madh. Ftojmë të gjithë ata që e njohën dhe e vlerësuan të ndajnë ngushëllimet dhe kujtimet e tyre në hapësirën tonë virtuale përkujtimore: