Aktualitet

Mund të kemi një verë normale nëse gjithçka shkon sipas planit! Çfarë paralajmëroi Edi Rama mbrëmë

Mund të kemi një verë normale nëse gjithçka shkon

Mbrëmë mbërritën 15 mijë doza të tjera të vaksinave anti Covid nga kompania Pfizer, ndërkohë që kryeministri Edi Rama paralajmëroi se gjatë muajit Prill do të mbërrijnë në vend edhe 30 mijë doza të tjera.

Në Shqipëri që nga fillimi i procesit të vaksinimit janë vaksinuar 14,295 persona, nga kategoria e stafeve mjekësore, të moshuarit mbi 80 vjeç dhe të moshuarit në shtëpitë e kujdesit. Ndërsa kanë mbërritur mbi 32 mijë doza në total të llogaritura deri më sot.

Kryeministri Rama pas vizitës në Bruksel ku mbajti dhe një konferencë krah zyrtarëve të lartë tëBE-së tha se do të ketë lajme të mira për Shqipërinë. Nuk dihet ende nëse ka arritur ndonjë marrëveshje për furnizime me të tjera vaksina duke pasur parasysh se shumë vende po vuajnë mungesat me furnizimet, mes tyre edhe Gjermania, ndërsa ka deklaruar se shumë shpejt pritet të mbërrijnë edhe dozat nga kompania AstraZeneca përmes skemës Covax, të mbështetur nga OBSH-ja.

Edi Rama: 'Shumë shpejt do të kemi një lajm shumë të mirë, nga njëra anë sepse kemi të konfirmuar 14 mijë dozat e para të Astra Zaneca brenda mesit të muajit mars. Së shpejti do të kemi mundësinë e një vaksinimi masiv në të gjithë territorin dhe për ta bërë sezonin e ardhshëm turistik një sezon me infektime në rënie drastike'.

Nëse gjithçka ecën sipas planit të vaksinimit, mund të kemi një verë disi më normale, dhe siç ka deklaruar Rama dhe ministrja e Shëndetësië Ogerta Manastirliu, ambicia e qeverisë është që i gjithë procesi i vaksinimit të përfundojë brenda 14 muajsh nëse ecet sipas ritmit.

Rama ka njoftuar se gjatë këtij muaji procesi i vaksinimit do të jetë më intensiv, dhe pas vaksinimit të të moshuarve do të jenë personat mbi 65 vjeç dhe mësuesit, të pasuar nga kategori të tjera, sipas prioriteteve.

Shifrat që përmend ministrja e Shëndetësië Ogerta Manastirliu janë ambicioze: Tashmë kemi garantuar më shumë se 1.6 milion vaksina, deklaroi ajo një ditë më parë në Kuvend.

Nëse ka një vend që duhet marrë shembull dhe ku pritet që nga 21 qershori të ketë një rikthim në normalitet është Britania.

Kryeministri Boris Johnson publikoi pak ditë më parë planin e daljes nga lockdoëni dhe masat e kufizimit. Kjo për shkak të numrit të lartë të vaksinimeve. Britania është vendi që ndryshe nga disa shtete të BE-së ende nuk ka folur për një pasaportë vaksinimi, ndonëse ka siguruar me shumë doza se gjithë shtetet e BE-së.

17.7 milion britanikë kanë marrë tashmë një dozë të vaksinës, ndërsa po ti referohemi Gjermanisë, procesi po vijon me ritme të ngadalta. 1.3 milionë gjermanë kanë marrë dozën e parë të vaksinës. Plani i rikthmit në normalitet në Britani do të ndodhë gradualisht sipas kësaj skeme:

Mund të kemi një verë normale nëse gjithçka shkon

Por a do rikthehemi vërtet në normalitet në verë? Disa vende të BE-së si Italia, Gjermania, apo Franca janë skeptike dhe i frigohen një tjetër vale të koronavirusit. Shkencëtarët janë të shqetësuar nga variantet e reja të koronavirusit por shpresëplotë nga vaksinat. Dhe sido që të shkojë procesi i vaksinimeve, ata bëjnë një thirrje të cilën e kemi dëgjuar që kur shpërtheu pandemia: Mbani maska, lani duart, ruani distancën!

*Tiranapost.al.