Muaji i Ramazanit/ Besimtarët myslimanë nisin sot Agjërimin

E Enjte 23 Mars 2023, 08:17
TiranaPost
Ka nisur sot (23 mars) muaji i shenjtë i Ramazanit për të gjithë besimtarët myslimanë.
Ramazani fillon çdo vit 10 deri në 12 ditë më herët për shkak të kalendarin hënor të Hixhrit.
Muaji i Agjërimit nuk lidhet vetëm me sakrificën për ushqimin, por edhe kujdesin në sjellje që konsiderohen të papërshtatshme në fenë Islame si: gënjeshtra, shpifjet, xhelozia, lakmia dhe dëshmitë e rreme.
Të miturit, të moshuarit, të sëmurët dhe gratë shtatzëna, edhe pse besimtarë, mund të mos Agjërojnë.
Syfyri i parë ka nisur sot në lindjen e diellit.