Motra e Eglit nga homazhet në Pogradec: S'dua të politizohet kjo ngjarje
E Mërkurë 14 Gusht 2024, 23:22
TiranaPost
Në disa qytete të Shqipërisë u mbajtën homazhe për 42-vjeçarin e vrarë në Pogradec.
Motra e Egli Progës, teksa kërkon drejtësi për vëllain e saj ka një thirrje për të gjithë ata që po e politizojnë këtë ngjarje në kërkim për të gjetur kauzën e radhës.
Ajo u shpreh se nuk dëshiron që nga kjo fatkeqësi të përfitojë dikush, e as që të politizohet, por vetëm që drejtësia të vihet në vend.
"Nuk dua të përfitojë njeri nga kjo ngjarje, nuk dua të politizohet, nuk dua të hidhërohet askush më shumë se unë dhe familja ime, por do të pranoj ndihmën e të gjithëve, deri sa drejtësia të vihet në vend”, u shpreh ajo.