Aktualitet

Moti i keq/ Qarqet që rrezikohen nga përmbytjet 

Moti i keq/ Qarqet që rrezikohen nga përmbytjet

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi i ka bërë thirrje pushtetit vendor që të marrë masat e nevojshme për t’u paraprirë përmbytjeve apo rrëshqitjeve të dherave të cilat mund të shkaktohen si pasojë e reshjeve intensive në qarqet e Shkodrës, Lezhës, Kukësit, Vlorës dhe Gjirokastrës.

“Duke marrë në analizë modelet e fundit të hartave meteorologjike, pritet që mbi vendin tonë në orët në vijim në qarqet Shkodër, Lezhë, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër, të ketë reshje intensive të cilat mund të sjellin vërshime të përrenjve dhe lumenjve të vegjël dhe përmbytje në zonat urbane.

Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia e Mbrojtjes Civile i bën thirrje pushtetit vendor të marrë masat e nevojshme për t’u paraprirë përmbytjeve apo rrëshqitjeve të dherave.

Ne do të jemi në monitorim të vazhdueshëm të të gjitha situatave që mund të krijohen, duke garantuar ndihmë të menjëhershme në çdo rast emergjence”-shkruan Peleshi.