Moti i keq, pezullohet lundrimi Durrës - Bari dhe Vlorë - Brindizi për ditën e nesërme
Drejtoria e përgjithshme detare njofton se nisur nga përkeqësimi i motit njofton masat që janë marrë për ditën e nesërme.
"Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete në linjën e Vlorë-Brindisi-Vlorë diten e sotme do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve. Nëser do të pezullohen deri në përmirësimin e kushteve hidrometeorologjike.
Anija e linjes Durres-Ankona -Durres do operoje normalisht
Anijet e linjes Durres -Bari -Durres diten e sotme do te operojne normalisht.Diten e neserme do te pezullohen ne te dyja drejtimet.
Anijet e linjes Sarande-Korfuz-Sarande operojne normalisht.
Per cdo ndryshim te mundshem do te njoftojme.
Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar përgjatë bregdetit Shqiptar gjatë datave 30-01-02.12.2023 duke filluar nga ora 16:00 datë 30.11.2023 ne drejtimin JUG-JUG-LINDJE deri në forcën 6-7bft me shpejtësi ere deri 25m/s dhe lartësi dallge nga 2.50 deri 3.5 metra.
Njoftohen drejtuesit e mjeteve të vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë përgjatë bregdetit shqiptar të kenë në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuara dhe marjen e masave për sigurimin e tyre me qëllim parandalimin e situatave dhe incidenteve detare gjatë datave 30-01-02.12.2023.
Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 22:00 të datës 02.12.2023", njofton Drejtoria e përgjithshme detare.