Vlorë
Reshjet e shiut që kanë përfshirë të gjithë qarkun e Vlorës gjatë ditës së djeshme shkaktuan përmbytje të disa rrugëve.
Ndërkohë ditën e sotme ushtria po punon për heqjen e ujit dhe heqjen e llumit në zonat më problematike.
Juglindje
Si pasojë e stuhisë së dëborës për më shumë se 24 orë, gjithashtu edhe gjatë natës në juglindje të vendit, trashësia e dëborës u regjistrua nga 15-35 cm në vende te ndyshme. Ndërkohë raportohet se 893 abonentë pa energji pa energji elektrike. Konkretisht bëhet fjalë për Njësinë Adminstrative Lekas fshatrat Tudas, Denas, Xerje, Mazrekë dhe Brozdovec, në Bashkinë Maliq, Njësinë Administrative Moglicë, fshatrat Lumaj, Kodras, Dushar dhe Zerec. Në bashkinë Kolonjë, Njës.Admin. Barmash., fshatrat, Shalës, Gërmenjë, Kalatanj, Qesarakë, Radivickë dhe Novoselë, në Bashkinë Pogradec, antenat Çervenakë.
Dibër
Në orët e para të mëngjesit intensiteti i reshjeve të borës në qarkun e Dibrës është dobësuar. Ndërprerja e reshjeve u ka dhënë mundësi kompanive kontraktore të punojnë me hapjen dhe kriposjen e rrugëve.Ndërkohë vijon të mbetet i mbyllur bajpasi i Murrizit, Aktualisht po punojnë 3 borëpastruese që po punojnë për hapjen e saj në orët në vazhdim
Aksi Peshkopi-Tiranë është i kalueshëm nga Klosi drejt Burrelit dhe Milotit. Në këtë aks ka probleme në segmentin Fushë Bulqizë-Pishat deri në Planin e bardhë, për shkak të erës së fortë.
Aksi Peshkopi-Kukës kalimi bëhet pjesërisht me zinxhirë, ka probleme në Vasie për shkak të erës së fortë.
Aksi Peshkopi-Librazhd i kalueshëm me zinxhirë.
Janë pastruar rrugët e qyteteve dhe disa njësive administrative më të afërta. Mbeten ende të bllokuara Lura, disa fshatra të Kalasë së Dodës, Selishta në Dibër.
Në Bulqizë, të bllokuara janë rrugët për në Fushë Bulqizë, Ostren, Trebisht, Martanesh. Ndërkohë në Mat, është bllokuar Njësia Xibër dhe Lis.
Elbasan
Reshjet intensive të dëborës dhe stuhitë e fuqishme gjatë natës kanë krijuar vështirësi të mëdha në qarkullim në zonat malore të rrethit të Gramshit. Në fshatin Rovje, trashësia e dëborës ka arritur mbi 30 centimetra, ndërsa në disa segmente rrugore, për shkak të vortekseve, ajo ka kaluar deri në 2 metra.
Edhe aksi Librazhd- Qafë Thanë ka pasur reshje të dendura të borës, çka vështirësoi lëvizjen e mjeteve. Ndërhyrja e borëpastrueses dhe Policisë rrugore të vendosur në pikat kyçe lehtësoi qarkullimin dhe ndihmuan qytetarët të vendosnin zinxhirët. Asnjë mjet nuk u lejua të kalonte pa goma dimërore apo zinxhirë.
Aksi rrugor që lidh rrethin e Gramshit me zonën e Mokrës në Pogradec aktualisht është i bllokuar dhe i pakalueshëm. Deri tani nuk raportohet për automjete të mbetura në rrugë, por udhëtarët këshillohen të shmangin këtë drejtim deri në përmirësimin e kushteve atmosferike. Ndërkohë
Autoritetet dhe banorët lokalë apelojnë për ndërhyrje urgjente për hapjen e rrugëve dhe normalizimin e qarkullimit në zonë. Ndërsa Gjinar-Zavalinë kalohet vetëm me zinxhirë.