Aktualitet

Moti i keq, ARRSH apel shoferëve: Pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë

Moti i keq, ARRSH apel shoferëve: Pajisuni me goma dimërore dhe
Autoriteti Rrugor Shqiptar i bën apel drejtuesve të automjeteve të tregohen të kujdesshëm si pasojë e reshjeve të shiut që kanë përfshirë vendin.

Gjithashtu në Korçë-Dardhë, në Tamarë-Vermosh, në Qafë Thore-Bogë janë regjistruar edhe reshje bore, por pa shkaktuar probleme në akset nacionale.

REAGIMI I PLOTË:

Reshje shiu me intensitet të ulët kanë përshkuar vendin pa sjellë probleme në akset nacionale
Në Korçë-Dardhë, në Tamarë-Vermosh, në Qafë Thore-Bogëkanë filluar reshjet e dëborës me intensitet mesatar
Mjetet borëpastruse dhe punëtorët e mirëmbajtjes janë në terren dhe kanë vijuar punën pa ndërprerje
Rrugët janë të pastruara nga dëbora dhe qarkullimi vijon pa probleme
Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.