Aktualitet

Mori para për të ndërhyrë në Ministrinë e Drejtësisë që të ekstradonte një të dënuar jashtë, arrestohet avokati

Mori para për të ndërhyrë në Ministrinë e

Është vënë në pranga avokati Lavdosh Shehu. Mbi Shehun bie akuza “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” të parashikuar nga neni 245/1 paragrafi (2) i Kodit Penal.

Mësohet se Shehu kishte marrë 5 mijë euro nga kërkonte në total 12 miijë euro nga familjarët e një të dënuari në Itali, për të ndërhyrë në Ministrinë e Drejtësisë dhe për ta ekstraduar në Shqipëri.

Kërkesa për arrestimin e tij është bërë nga GJKKO pas hetimeve të këtij rasti.