Aktualitet

Modelet me veshjet e stilistes Nensi Dojaka në Instagramin e Kryeministrit

Modelet me veshjet e stilistes Nensi Dojaka në Instagramin e Kryeministrit

Në momentin e parë, të duket sikur dikush ka postuar pa dashje, në fakt është sfilata e Nensi Dojakës në London Fashion Week e cila vazhdon të mahnisë edhe kryeministrin Edi Rama. Kryeministri Rama njihet për stilin e tij jo konvencional,por edhe pasionin për modën.

Nensi Dojaka është stilistja shqiptare që po korr sukses si e para stiliste shqiptare duke u ngjitur kaq lart. Dy javë më parë ajo fitoi edhe çmimin më prestigjioz të modës 'LVMH' për stilistët e rinj të talentuar të dhënë nga Louis Vuitton.

Modelet me veshjet e stilistes Nensi Dojaka në Instagramin e Kryeministrit

Modelet me veshjet e stilistes Nensi Dojaka në Instagramin e Kryeministrit

View this post on Instagram

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

View this post on Instagram

A post shared by Nensi Dojaka (@nensidojaka)

Vetë kryeministri në një intervistë të vitit 2015 më parë ka shprehur se në kapitullin e tretë të jetës, kur të jetë tërhequr nga politika do të bëjë rrobaqepësin.

"Nuk dua të bëhem si Berisha. Jetën time do ta ndaja në tre pjesë: Para se të futesha në Politikë, gjatë saj, pra kjo që po bëj tani dhe pjesën e tretë kur unë mos t’i duhem më elektoratit, do të punoj si rrobaqepës”.

*Tiranapost.al.