Aktualitet

Bllokohet edhe Qafa e Llogarasë! Pas një mjeti që doli jashtë rruge këshillohet të mos kalohet

Bllokohet edhe Qafa e Llogarasë! Pas një mjeti që doli

Minutat e fundit është këshilluar shmangia e rrugës së Llogarasë. Në ‘Qafën e Llogarasë’ te vendi i quajtur ‘Çezma’ një mjet i tonazhit të rëndë ka dalë nga rruga. Kjo ka shkaktuar bllokimin e gjithë qarkullimit në këtë aks.

Policia Rrugore e Vlorës, kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve që të shmangin me sa munden lëvizjen në këtë aks.

Policia Rrugore e Vlorës

Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore Vlorë kanë shtuar prezencën e tyre nëpër akset rrugore, me qëllim orientimin e trafikut dhe parandalimin e aksidenteve rrugore, për shkak të reshjeve të borës dhe temperaturave të ulëta, që kanë përfshirë qarkun e Vlorës.

Në “Qafën e Llogorasë”, të vendi quajtur “Çezma”, një mjet i tonazhit të rëndë, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është bllokuar lëvizja e automjeteve në këtë aks rrugor.

Policia Rrugore e Vlorës, kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve që të shmangin sa është e mundur lëvizjen në këtë aks rrugor, ndërkohë që po punohet për zhbllokimim e rrugës dhe kthimin në normalitet të lëvizjes së mjeteve.

Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që për cdo emergjencë që mund të kenë gjatë udhëtimit të telefonojnë menjëherë në numrin 112 ose të dërgojnë imazhe në Komisariatin Dixhital dhe shërbimi i Policisë do jetë në kohë reale në ndihmë të tyre.