Aktualitet

Mjeku në takim me Bashën: Korrekt vendimi për ndalimin e oksigjenoterapisë në shtëpi, por ç’duhet bërë kur është e nevojshme

Mjeku në takim me Bashën: Korrekt vendimi për ndalimin e

Kreu i PD-së Lulzim Basha në takim me disa mjekë dhe përfaqësues të PD-së tha se në këtë moment duhet mbështetje për gjithë personelin mjekësor dhe se prioritet është jeta dhe shëndetit. Duke përmendur se duhen rritur testimet, një prej mjekëve i cili mori fjalën u ndal tek disa çështje ku shprehu shqetësimin e tij. Konkretisht për rimbursimet e ilaçeve Covid dhe oksigjenoterapia që u bë prej disa ditësh pjesë debati edhe në emisione. Kjo për shkak të rrezikut dhe ngjarjes në Tiranë para disa ditësh, ku një pacienti me Covid i plasi bombola e oksigjenit në shtëpi.

Mjeku në takim me Bashën: Korrekt vendimi për ndalimin e

Shqetësimi dhe propozimi i mjekut: 
 
Situata është shumë serioze, ajo çfarë vlen për momentin sipas mendimit tim janë disa pika shumë të rëndësishme, e para diagnostikimi që për mua është akoma në vlera të ulëta. Tamponët janë e vetmja metodë diagnostikimi në këtë rast, teoria që me tamponët nuk kanë pasur sukses shtetet të fuqishme nuk është e saktë, në pikën më të thejshtë them se nëse nuk ka qenë efektive, pse nuk ndalojnë bërjen e tamponëve? Kjo lidhet me rrjeshshëmrinë e kësaj sëmundje, të vijmë tek hapi i fundit rimbursimi i medikamenteve, si mund të rimbursohen kur nuk janë diagnostikuar me Covid? Diagnoza në këtë rast është vetëm tamponi.

Pika tjetër është trajtimi i të sëmurëve ambulatorë, doli një vendim që ndaloi oksigjenin në kushte shtëpie, Parimisht është korrekt se terapia duhet të jetë në monitorim mjekësor, por në kushtet ku jemi, njerëzit e kanë të nevojshme. Sofizma të tilla që nuk bën mrekullinë oksigjenoterapia për mua janë të papranueshme, në këtë aspekt do thoja që ndoshta sikur të krijonim reparte ku nuk ka nevojë për ndjekje intensive nga staf mjekësor por pacientë në gjendje klinike disi të stabilizuar që kanë nevoje për oksigjenoterapi një perosonel infermieror pa shumë përvojë të themi në pjesën e Covid por me njohuri të përgjithshme mund të ishte krejt e duhura për tu dhënë asistencën asaj kategorie pacientësh.

Ndërsa Basha përsëriti akuzat për fshehjet e numrit të vdekjeve dhe numrit të të infektimeve. Ai tha se nuk është detyra e tij ti çojë para drejtësisë.

Basha: Nuk është detyra ime ti çoj para drejtësisë, probemi është që po fshihen në këtë moment, po fshihet me qëllim politik, për numrin e infeksioneve dhe viktimave. E shihni si po shkojnë numrat, sa duhet të presin? Sa njerëz duhet të vdesin që të ndryshojmë këtë kurs katastrofik të menaxhimit? Kjo nuk ka lidhje me mjekët. Buxheti, kurimet, kitet, testimet, spitalet, janë nga shteti. Kemi testiemt më të ulëta në Europë, vonesa e përgjgjes çon në përhapje të infeksionit. Rreth 10% e itë infektuarve pas 8-10 ditësh përfundojnë në spital.