Aktualitet

Mjekët thirrje politikanëve: Fushata mund të jetë një ‘bombë’ infektive. Të shkojmë në Lockdown

Mjekët thirrje politikanëve: Fushata mund të jetë një

Pak ditë më pare, përmes një letre disa mjekë shqiptarë në vend dhe jashtë u bënë thirrje politikanëve që të tregohet kujdes me fushatën elektorale për shkak të pandemisë së koronavirusit. Arben Gjeka, Drilon Çupi, Marseda Spiro dhe Elona Çekani thonë se situata me infektimet është alarmante dhe nëse nuk respektohen masat situata mund të përkeqësohet.

Në ABC, mjekja Marseda Spiro tha:

“Ajo që ne na shqetëson është që shifrat që kanë ardhur në rritje qoftë të numrit të infektimeve apo vdekjeve janë për t’u shqetësuar. Domethnë flasim për Shqipërinë 2 milion e gjysmë banorë, 1 mijë infektime në ditë është një shifër për t’u trembur duke ditur dhe kapacitet që nga vendi, ndaj dhe morëm këtë hap duke iu kërkuar instancave partiake që të respektojnë ato ligje dhe rregulla që kanë miratuar vetë. Përmbajtja e asaj letre nuk është asgjë tjetre veçse vënia në fokus i këtyre ligjeve që vetë ata që janë në krye i kanë miratuar.”

Ndërsa mjeku Drilon Çupi tha se fushata zgjedhore mund të jetë një “bombë” infektive, ai propozoi nevojën e një lockdown-i të pjesshëm.

“Për të shmangur që kapacitetet shëndetësore të mbushen, duhet të shkojmë të gjithë në lockdoën. Kishte shtete të tjera si Suedia që ndoqën një strategji tjetër të mos aplikimit të lockdoën por eksperienca tregoi se ishte e gabuar. Në momentin që flasim kurba e infektimeve të reja dhe vdekjeje sidomos në Shqipëri është në rritje dhe kjo është alarmante dhe duke futur këtu një nga eventet më të mëdhaja si fushata atëherë duke qenë se numrat janë në rritje, ne kemi dalë me prononcimin tonë që kjo është në paralelizmin e një bombe infektive që pritet të ketë pasoja të mëdha për sistemin shëndetësor dhe njerëzimin.”

*Tiranapost.al.