Aktualitet

Miratohet ligji për studentët e mjekësisë, 3 vite punë në Shqipëri pas diplomimit

Miratohet ligji për studentët e mjekësisë, 3 vite punë

Kuvendi miratoi këtë të enjte në Kuvend me 74 vota pro ligjin për studentët e Mjekësisë. Studentët e mjekësisë do të kryejnë 3 vite punë të detyruar në vend pas diplomimit, jo 5 sipas vendimit fillestar.

Ndryshimet në projektligjin u ndërmorën pasi Gjykata Kushtetuese shfuqizoi e pjesërisht atë.

Pas vendimit të Kushtetueses, qeveria ndryshoi ligjin për qëndrimin e detyruar në atdhe të studenteve të Mjekësisë pas diplomimit duke ulur vitet e qëndrimit për studentët e viteve të para nga 5 vjet në 3 vjet.

Për të rinjtë e viteve të dyta deri të katërta kufizimi bëhet 2 vite, ndërsa studentët e viteve te fundit detyrohen të punojnë në Shqipëri vetëm një vit pas shkollës.

Studentët kanë kundërshtuar këtë ligj dhe kanë dalë në protesta, duke u shprehur se cënon lirinë.