Miratohen në Kuvend dekretet e shkarkimit dhe emërimit të ministrave të rinj
Dekretet e shkarkimit dhe emërimit të ministrave të rinj janë miratuar sot në Kuvend gjatë një seance të posaçme plenare.
Propozimi i ministrave të rinj është bërë disa ditë më parë nga kryeministri Edi Rama, ndërsa pas miratimit në Kuvend, ministrat e rinj do të betohen tek Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.
Ministrat që pritet të marrin detyrën dhe ata që largohen:
Ministri i Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale – Emërohet Albana Koçiu; Largohet Ogerta Manastirliu
Ministri i Arsimit dhe Sporti – Emërohet Ogerta Manastirliu; Largohet Evis Kushi
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme – Emërohet Igli Hasani; Largohet Olta Xhaçka
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit – Emërohet Anila Denaj; Largohet Frida Krifca
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor-Emërohet Arbjan Mazniku
Ministri i Shtetit për Standardet dhe Shërbimet (Shkrihet) – Largohet Milva Ekonomi.