Aktualitet

Ministrja Kushi: Për ata që ende nuk e besojnë sa i rrezikshëm është ky virus, jua them nga përvoja ime

Ministrja Kushi: Për ata që ende nuk e besojnë sa i

Ministrja e Arsimit Evis Kushi është shëruar nga sëmundja e Covid. Pas infektimit ajo u vetëizolua në shtëpinë e saj ku qëndroi për dy javë, deri në negativizimin e testit të Covid. Nga Facebook-u, ajo ka postuar një foto teksa po shëtit në parkun Rinia në Elbasan dhe bën apel për vigjilencë në respektimin e të gjitha masave parandaluese. Për ata që nuk besojnë ende tek rrezikshmëria e virusit, ministrja thotë: Për të gjithë ata që ende nuk e besojnë sa i rrezikshëm është ky virus, jua them nga përvoja ime personale dhe e familjes sime.

Evis Kushi:

Një shëtitje në Parkun "Rinia" Elbasan, pas rikuperimit të plotë nga beteja me COVID-19 dhe përpara rikthimit në një javë intensive pune dhe angazhimesh aktive, e lehtësuar dhe me dëshirën e madhe për të shërbyer me përgjegjësi dhe përkushtim.
Ndjesë që isha larg zyrës më gjatë nga sa e kisha menduar, por për të gjithë ata që ende nuk e besojnë sa i rrezikshëm është ky virus, jua them nga përvoja ime personale dhe e familjes sime. Kujdes dhe sa më shumë vigjilencë në respektimin e të gjitha masave parandaluese, për shëndetin tuaj dhe të familjarëve të dashur!
Ju falenderoj të gjithëve nga zemra për mbështetjen dhe mesazhet tuaja inkurajuese gjatë këtyre ditëve!

Ministrja Kushi: Për ata që ende nuk e besojnë sa i

*Tiranapost.al.