Aktualitet

Ministrja Kushi lajmëron: Mësimi do të zhvillohet online për të gjithë shkollat deri në 19 Shkurt

Ministrja Kushi lajmëron: Mësimi do të zhvillohet online për

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka njoftuar se për shkak të reshjeve të dëborës dhe temperaturave të ulëta, të shoqëruar me situatën e pandemisë mësimi në të gjitha shkollat përgjatë javës tjetër 15-19 Shkurt do të zhvillohet krejtësisht online. Vendimi përfshin të gjitha institucionet arsimore parauniversitare.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Arsimit:

Sipas parashikimeve të IGJEUM, në vendin tonë pritet një rënie shumë e theksuar e temperaturave dhe rreshje të dendura dëbore në pjesën më të madhe të territorit.

Për këtë arsye, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë vendosi të kalojë të gjitha institucionet tona të arsimit parauniversitar në skenarin e tretë të mësimit online për javën e ardhshme, nga data 15 deri në 19 shkurt 2021.

Në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar, si dhe të gjitha zyrat arsimore dhe drejtoritë rajonale në vend, po punojmë intensivisht për të marrë të gjitha masat e nevojshme që të garantojmë mbarëvajtjen e këtij procesi.

Tiranapost.al