Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë: Shtyhet me një ditë mbërritja në Rinas e vaksinave nga Pfizer

Ministria e Shëndetësisë: Shtyhet me një ditë

15.210 dozat e vaksinës nga kompania Pfizer që pritej të vinin sot, do të mbërrijnë ditën e nesërme. Lajmi është bërë me dije nga ministria e Shëndetësisë ku nuk specifikohet arsyeja e vonesës me 24 orë, por thuhet se është marrë njoftimi nga kompania dhe autoriteti përgjegjës për transportin e sigurt të vaksinës se sasia e vaksinave Pfizer do mbërrijnë pas 24 orësh.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale informon se 15,210 dozat e vaksinave të kompanisë Pfizer do të mbërrijnë ditën e martë në Shqipëri. Sapo kemi marrë njoftim nga kompania dhe autoriteti përgjegjës për transportin e sigurt të vaksinës, se sasia e vaksinave Pfizer, e konfirmuar për të mbërritur mbrëmjen e sotme, shtyhet me 24 orë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim lidhur me mbërritjen e vaksinave në vendin tonë ndërkohë që informon qytetarët se procesi i vaksinimeve po vijon sipas planit ne qendrat e vaksinimit te përqëndruar, me vaksinimin e personelit shëndetësor dhe grupmoshën +80 vjeç, sipas fashave të përcaktuara.

*Tiranapost.al.