Aktualitet

Ministria e Jashtme sqaron nëse ka shqiptarë mes viktimave në Marok

Ministria e Jashtme sqaron nëse ka shqiptarë mes viktimave në

Ministria e Punëve të Jashtme ka sqaruar se nga të dhënat e deritanishme nuk ka asnjë shqiptar mes viktimave apo të lënduarve nga tërmeti në Marok.

Deri tani numri i viktimave ka shkuar në 1037 dhe mbi 672 të tjerë kanë mbetur të plagosur, ku mbi 200 janë në gjendje të rëndë.

Ndërkohë mendohet të ketë ende njerëz nën rrënoja.

Ky është tërmeti më i fortë i rënë ndonjëherë në Marok.