Aktualitet

Ministria e Jashtme e Kosovës për luftën në Rripin e Gazës: Izraeli ka të drejtë

Ministria e Jashtme e Kosovës për luftën në Rripin e

Ministria e Jashtme e Kosovës ka reaguar për konfliktin që ka rishpërthyer prej një jave mes Izraelit dhe Palestinës. Kosova orientohet tek Izraeli, duke thënë se ka të drejtën për të mbrojtur popullin kundër raketave të lëshuara nga Hamasi. Kosova bën thirrje për përmbajtje, ndalje të dhunës dhe zgjidhje paqësore për palët.

Nga Twitteri, ministria e Jashtme e Kosovës shkruan:

Si çdo shtet, Izraeli ka të drejtën dhe detyrimin për të mbrojtur popullin e tij kundër 2000 raketave të qëlluara mbi civilët vetëm nga Hamasi, i cili po mban peng civilët palestinezë në luftën e tij. Jemi të pikëlluar për të gjithë viktimat. Ne nxisim përmbajtje, të ndalojmë dhunën dhe të kërkojmë zgjidhje paqësore.

Ministria e Jashtme e Kosovës për luftën në Rripin e

Me 14 mars, Kosova inaguroi ambasadën e parë në Izrael. Kjo ishte pjesë e marrëveshjes ekonomike të shkruar në Uashington mes Kosovë-Serbi, të nënshkruar në praninë e ish presidentit Donald Trump.

Ministria e Jashtme e Kosovës për luftën në Rripin e

*Tiranapost.al.