Aktualitet

Ministria e Arsimit tërhiqet para maturantëve: Do ulim kufirin e pikëve për çdo notë

Ministria e Arsimit tërhiqet para maturantëve: Do ulim kufirin e

Pas provimit të Matematikës maturantët shprehën shqetësimin për testin, duke thënë se ishte i vështirë dhe mbi nivelin mesatar.

Sot Ministria e Arsimit njofton maturantët se ka ngritur grupe pune të pavarura, me ekspertë të fushës së matematikës, mësues me përvojë dhe maturantë, të cilët kanë analizuar në detaje dhe vlerësuar me shumë vëmendje çdo pyetje në test, përputhshmërinë me programin, saktësinë shkencore dhe nivelin e vështirësisë.

Sqarimi i Ministrisë:

“Nisur nga shqetësimet e maturantëve, mësuesve, prindërve, dhe pa dyshim duke konsideruar situatën e një viti jo normal e të vështirë të pandemisë, ku pavarësisht se maturantët në të gjithë vendin kanë qenë çdo ditë në mësim në shkollë, përveç 10 bashkive me risk të lartë ku për 6 javë mësimi u zhvillua online, kemi vendosur të plotësojmë kërkesën e maturantëve për të ulur kufirin minimal të pikëve për çdo notë”.

Shihni edhe videon më poshtë.

*Tiranapost.al